Maradona: Dua të kthehem në Itali
Diego Armando Maradona vazhdon të insistojë për tu kthyer në Itali ndërsa akuzon drejtësinë italiane për pabarazi. Në një prononcim për mediat ai shprehet se kërkon të kthehet në Itali për të takuar miqtë e tij dhe për të përqafuar napolitanët.

Sipas tij ai nuk është dënuar asnjëherë nga gjykata italiane dhe kërkonte që ky vend të hiqte dorë nga padrejtësitë që i kishte bërë. "Kam humbur 20 vite te jëtës timë në Itali. Kurrë nuk i jam fshehur taksave. Unë nuk kam qenë kurrë i dënuar nga gjykata e italiane. Unë dua të përqafoj napoletanet dhe të sqaroj padrejtësitë që më janë bërë,” është shprehur Maradona.

Sipas autoriteteve italiane Diego Maradona i detyrohet qeverise italiane rreth 40 milionë euro taksa të papaguara në periudhën 1984-1991kur ai ka qendruar në Napoli. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2012, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori