Maradona ëndërron rikthimin në Napoli
Në vendin e çizmes thonë se ky njeri ka rreth 30 milionë euro taksa të papaguara ndaj shtetit. Kjo thuhet për legjendën Diego Armando Maradona, i cili refuzon akuzat dhe sulmon.

“Unë nuk jam dënuar kurrë nga ndonjë gjykatë dhe unë dua që kjo gjë të qartësohet në mënyrë që të gjej paqe me zyrën e taksaveItali. Dua t’u jap fund këtyre spekullimeve dhe padrejtësive që janë bërë ndaj meje”.

Itali ai kaloi 7 vjet të paharruar, mbushur me emocione dhe eksese, ndërsa argjentinasi i madh gjeti veten në atë qytet krejt të veçantë.

“Dëshira ime është që të kthehem në Itali dhe të përqafoj napolitanët si dhe gjithë miqtë e mi që jetojnë në Itali, sepse kam humbur 20 vjet, kaq shumë vjet dashurie. Unë nuk i jam shmangur pagimit të taksave. Unë e di këtë. Edhe në vendimin e vitit 1994, gjykatësit u thanë avokatëve të mi se nuk kam borxhe”.

Për Napolin thuhet shko, shikoje dhe vdis, por Maradona që e ka parë për 7 vjet, nuk ngopet dhe nuk ka ndërmend të vdesë kaq shpejt. Së pari, dëshiron të kthehet aty. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori