Një bishë e vërtetë! Maradona ngre në qiell Ronaldon
Juventusi ja doli të eleminonte Atletico Madridin në ndeshjen e dytë pasi kishte humbur 0-2 ndeshjen e parë.

Kjo arritje madhështore erdhi falë yllit që Juventusi ka në skuadër, Cristiano Ronaldo, autori i 3 golave në "Alliaz Stadium" dëshmoi edhe një herë se mosha është thjeshtë një numër.

Të shumta ishin elozhet që portugezi mori pas ndeshjes por Maradona mbetet gjithmonë epik me deklaratat e tij, e tillë ishte edhe ajo për Ronaldon pas ndeshjes së mbrëmshme duke i cilësuar CR7 një bishë.

"Të dy janë lojtarë që luajnë sikur të kenë një shkop magjik në dorë. E vërteta është se ne argjentinasit jemi krenarë që kemi Messin. Por, Ronaldo është një bishë dhe fuqi e pastër e një magjistar. Para ndeshjes ka thënë se do të realizoj tri gola dhe i shënoj po aq", tha Maradona.

Shtuar më 13/03/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori