Maradona flet për kalimin e Higuain te Juventus
Nuk mund të mungonte reagimi i Diego Armando Maradonës për largimin e Higuain nga Juventusi. Lajmi doli gjatë ditës së dje shme, teksa argjentinasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore. Ekipi nga Torino po përgatit një ofertë 94.7 milionë euro për Pipita.

“Më vjen keq që Higuain do të shkojë në një rival direkt si Juventus. Por ne nuk mund të fajësojmë lojtarin,” shprehet Maradona nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.

“Një lojtar ka një përgjegjësi kundrejt vetes së tij dhe janë këto macet e trasha të biznesit që po përfitojnë më shumë në këtë rast. Askush nuk mendon për tifozin. Jam lodhur duke thënë se ditët e sotme është më e rëndësishme të jesh një biznesmen i mirë sesa një president i mirë. Kjo nuk ndodhte në kohën time. Sa keq që FIFA vazhdon të flejë gjumë”, theksoi Maradona.
Shtuar më 24/07/2016, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori