Maradona i mbyll deren Riquelmes
Albeu.com
Ish lojtari i ekipit Spanjol të Vilareal, Riquelme, nuk do te jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës, të paktën gjatë kohës që në stol të jetë i ulur trajneri Diego Armando Maradona.Edhe pse tifozët e kombëtares “Seleccion” po ushtrojnë presion të madh që Maradona të thërras mesfushorin e Boca Juniors, ish sulmuesi nuk dëshiron të degjojë.

“Është nje debat i mbyllur për mua”, ka thënë “El Pibe D’Oro” duke i mbyllur derën çdo mundësie për rikthimin e lojtarit në kombëtare. Dhe për ata që e kanë kritikuar për 101 lojtarët e grumbulluar ne 16 muaj pune, ai përgjigjet: “Edhe 150 por jo Riquelme-n”.
Shtuar më 10/02/2010, ora 23:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori