Maradona ia “nxjerr sytë” gazetarit: Po të futa në dorë… (VIDEO)
Janë publikuar pamje nga sherri i Maradonës teksa konfliktohet me gazetarët. Teksa ai ishte duke u futur në një restorant hoteli me pjesëtarët e familjes së tij, Maradonës i është kërkuar mendimi për ndeshjen mes Real Madridit dhe Napoli.

Gazetarë të shumtë ishin të pranishëm në hollin e hotelit.
Por mesa duket ai është ndjerë i shqetësuar dhe është irrituar keq me njërin prej tyre. Mediat shkruajnë se Maradona e ka shtyrë ose e ka goditur njërin prej gazetarëve.

“Nuk të godita. Unë kam të grithë të drejtën që të ha një darkë në qetësi me familjen time. Kam të drejtë të bisedoj më ta por ju keni mikrofona për të bërë punën tuaj. Dhe mos harro, po të futa në dorë, të shkatërroj”./Albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori