Maradona: Kjo Juve si "tank"
Në vizitën e tij të fundit në Itali, ai kishte theksuar se nuk do të mungonte për asgjë në botë në finalen e Kupës së Italisë, që do të vinte përballë Juventusin dhe ekipin e tij të zemrës, Napolin. Të dielën, Diego Armando Maradona do të jetë i impenjuar me Al-Wasl që aktualisht drejton, ndaj e ka të pamundur të udhëtojë në drejtim të gadishullit Apenin për ndeshjen e fundit të sezonit në Itali.

Gjithsesi, edhe pse nga Dubai, ai kërkon të mbështesë Napolin e tij që të mos ketë frikë, sepse kampionët e Italisë nuk janë të pathyeshëm.

"Më vjen keq që të dielën nuk do të jem në Romë për finalen e Kupës së Italisë, sepse kam për të punuar këtu në Dubai. Nuk mund ta lë skuadrën time, por Napoli duhet ta dijë që do ta mbështes që nga larg dhe me zemër unë do të jem lojtari i tyre i 12-të në fushë. Juventusi më i fortë? Napoli i epokës sime dinte ta mundte Juventusin dhe kam besim se me një mbështetje të madhe nga ana e tifozërisë në ‘Olimpiko, skuadra ime do të dijë ta fitojë këtë trofe", dekalroi Maradona, i cili kërkon t’i bëjë përgëzimet e tij edhe Juventusit.

"E kam ndjekur disa herë sivjet ekipin e Kontes dhe e them realisht se më në fund ai ka ditur të ringjallë shpirtin e vërtetë luftarak të kësaj skuadre. Por, më vjen vërtet keq për lamtumirën e Del Pieros, sepse unë e kam thënë gjithmonë që një lojtar si ai nuk plaket kurrë, ndaj do ishte bukur sikur në fund drejtuesit e Juves të ndërronin mendim për të. Gjithsesi, sido që të shkojë kjo skuadër e këtij sezoni ka qenë super, ashtu si në kohët e vjetra. Konte ka ndërtuar një "tank", të padepërtueshëm në mbrojtje dhe disi të ngadaltë, por efikas në sulm. Mbase, me pak blerje të mëdha në këtë verë, Juventusi do rikthehet protagonist i fortë edhe në Evropë", dekalroi ish ylli argjentinas i Napolit. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori