Maradona këshillon Tottin: Luajë deri 50 vjeç
Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona, i ka dërguar një porosi kapitenit dhe legjendës së Romës, Francesco Totti se duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare.

Gjatë një ndeshjeje humanitare e cila u zhvillua të mërkurën në Romë, Maradona dhe Totti u paraqitën në ekipin e njëjtë. Madje argjentinasi asistoi në një gol të shënuar nga kapiteni verdhekuq.

Totti është fenomen i vërtetë. Ai duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare. I thash: 'Francesco të lutem mos e braktis futbollin, sepse do të më mbysë monotonia”, tha Maradona.
Shtuar më 13/10/2016, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori