Maradona: Kun do Real Madridin
"Kun dëshiron të luajë me Real Madrid", ky është lajmi i bujshëm që del nga goja e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, njëkohësisht edhe vjehërri i Sergio Aguero, në një intervistë për Radio La Red. Pibe de Oro shfrytëzoi intervistën me median spanjolle për të folur rreth të ardhmes së sulmuesit të Manchester City, i cili po përflitet shumë për një largim të mundshëm nga Etihad Stadium.

" Reali i Madridit do të ishte zgjedhja më e mirë për të. Ai po kalon një formë shumë të mirë me Manchester City por gjëja më e mirë për të është Madridi. Por kjo gjë për momentin është shumë e vështirë që të ndodhë pasi City nuk pranon ta shesë dhe Roberto Mancini është i vetëdijshëm për aftësitë e tij", deklaroi Maradona. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori