Maradona kundër Robben: Aktor i turpshëm!
Diego Armando Maradona bënte tifo për Meksikën dhe i vjen keq që u eliminua në mënyrë dramatike nga Holanda në raundin e 1/8-ve të Kupës së Botës "Brazil 2014".

"Meksikanët luajtën si të barabartë me Holandën, duke u marrë kontrollin e topit dhe u bllokuar Robenin. Mënyra se si ky i fundit bie në fushë është e turpshme. Ai duhej ndëshkuar. Ndërsa Van Persi nuk u duk kurrkund në fushë. Ochoa ishte fantastik, por nuk mjaftoi", tha ish-kampioni i botës në “Meksikë 1986″.

"El Pibe de Oro" kritikoi dhe zëvendësimin e Dos Santos: "Ta heqësh Dos Santosin në minutën e 60-të është njëlloj sikur ta kishe lënë atë në dhomat e zhveshjes. Nëse kishte një lojtar që do mund ta vinte në vështirësi mbrojtjen "Tulipane", ai ishte Dos Santos". /albeu.com/



Shtuar më 01/07/2014, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori