Maradona letër Kasanos: Paç fat, Miku im!
Në pa mundësi për ta takuar nga afër duke qënë se njëri është në Arabi Saudite dhe tjetri në Milano, Itali, u zgjodh letra për ti uruar shërim të shpejtë. Bëhet fjalë për Maradonën. El Pibe de Oro, me anë të një letre ka uruar sulmuesin e Milanit, Kasano për shërim sa më të shpejtë. Urimi barezit i ka shkuar nëpërmjet një letre që legjenda argjentinase e bëri publike.

Maradona njihet për agresivitetin e tij por kur bëhet fjalë për Antonio Kasanon dhe ngjasojnë nga karakteri, ka dashur ta uroj. Gjithashtu, të dy kanë patur takime të shpeshta dhe njihen me njëri tjetrin.

" E uroj sherimin tend edhe per futbollin. sepse fantazia e talenteve si ti nuk mjafton kurre. Pac fat, Miku im! ", ishin fjalët përmbyllëse të letrës së Maradonës drejtuar Kasanos. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori