Tifozët e
Napolit janë në mëdyshje: të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës në transfertën e Udines apo të presin në qytet idhullin e tyre Diego Armando
Maradona. Një avion i linjës Dubai-Romë solli në aeroportin e "Fiumicino" para pak minutash "Pibe de Oro", i cili me një makinë më pas do të niset drejt
Napolit ku do të qëndrojë deri nesër.
Një grup i madh tifozësh dhe gazetarësh kishin mbërritur për të
pritur ish yllin e
Napolit.
Maradona rikthehet në
Itali, por pa u paraqitur në stadium, pasi ndeshjen me Udinesen do ta ndjekë nga televizioni duke shpresuar të mos ketë më probleme me drejtësinë italiane. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2013,
ora 14:21