Maradona mblodhi plackat
Albeu.com
Diego Armando Maradona mblodhi plaçkat pasi që Gjermania e Joachim Low-it e shkatërroi dhe e turpëroi Argjentinën me rezultat 4:0 duke u dhënë leksion gauçosëve leksion të futbollit.Thomas Muller, të cilin Maradona e kishte quajtur "mbledhës të topave" e kaloi Elf-in në epërsi në minutën e katërt. Fitoren e Gjermanisë e vulosën Miroslav Klose me një dygolësh dhe Arne Friedrich në minutat 68, 74 dhe 89. Lionel Messi-t, Gonzalo Higuain-it dhe shokëve, të cilët nuk u vërejtën gjatë gjithë 90 minutave të takimit, tani u mbetet të mbledhin plaçkat dhe të shkojnë në pushime ne Buenos Aires.

Gjermania në gjysmëfinale do të përballet me fituesit e ndeshjes së dytë të sotme ndërmjet Paraguait dhe Spanjës.
Shtuar më 04/07/2010, ora 14:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori