"Maradona më dërgoi një valixhe plot me para", Lothar Matthaus zbulon prapaskenën e merkatos
Lotar Mateus në një intervistë për prestigjiozen gjermane "BILD" tregoi një prapaskenë që ndodhi pas Kupës së Botës të vitit 1986.

Maradona donte me çdo kusht që Mateusi të bëhej shoku i tij i skuadrës tek Napoli. Për t’a bindur, ai i dërgoi një valixhe plot me para:

"Ne e njihnim njëri-tjetrin kohët e fundit, por Diego dërgoi një delegacion nga Napoli në Mynih', tha ish-lojtari i Bayern dhe Inter. "Ne ishim në një restorant italian në Solln të Bavarisë, i cili ishte mbyllur të shtunave dhe ishte hapur posaçërisht për atë takim sekret. Kur u ktheva nga Këlni, në orën 9 të mbrëmjes, katër italianë dhe një çantë po prisnin për mua dhe agjentin tim".

Lotar Mateus në intervistë gjithashtu hyn në detaje dhe zbulon se në çantën që drejtuesit e Napolit i kishin sjellë kishte një shifër tre herë më të lartë se paga e tij tek Bajerni i Mynihut:

"Drejtuesit e Napolit më dërguan përshëndetjet e Diegos. ata kërkuan të nënshkruanin me atë dhuratë prej një milion markash. Ato para ishin tre herë më të larta se paga që fitova në Bajerni i Mynihut.

Unë i refuzova, por gjesti i Diegos ishte me të vërtetë shumë i rëndësishëm për mua".

Dy vjet më vonë, Mateus vendosi të transferohet në Seria A tek Interi aty ku la shenjë me zikaltërit ku fitoi dhe titullin kampion.
Shtuar më 04/12/2020, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori