Maradona: Messi me i mire se une
Albeu.com
Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, e ka bërë të qartë se Lionel Messi do të ketë ndikim shumë më të madh në Botërorin e sivjetshëm, nga sa ka pasur ai në Kampionatin e vitit 1986, të cilin e fitoi Argjentina.“Messi është më i mirë nga sa kam qenë unë në Kampionatin Botëror ’86. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe shumë larg atyre me të cilët krahasohet”. “Është fat që Leo ka lindur në Argjentinë dhe unë jam trajner i tij. Kushdo që nuk e kupton këtë , është problem i tyre. Messi është i vetëdijshëm se kolegët presin që ai të jetë qershia mbi tortë. Ai duhet të jetë lider me topin”, ka thënë Maradona për “Sport”.
Shtuar më 24/05/2010, ora 14:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori