Maradona për Messin: E dija që nuk do të përfundonte mirë me Barcelonën, më ndodhi edhe mua
Diego Maradona sot mbushi 60 vjet, pasi më 30 tetor është ditëlindja e tij.

Ai ka folur në këtë ditë të veçantë të tij për Lionel Messi dhe dëshirën e tij që të largohej nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Fituesi i Kupës së Botës u largua nga Barcelona pas vetëm dy sezonesh në Camp Nou dhe më pas shkoi te Napoli.

“E dija që do të përfundonte keq dhe mendova se Leo do të largohej”, ka thënë Maradona për gazetës argjentinase Clarin.

“Kjo më ndodhi edhe mua. Barcelona nuk është një klub i lehtë dhe ai ka qenë atje për shumë vite dhe nuk u trajtua siç e meriton”.

“Ai u dha atyre gjithçka, i çoi në majë dhe një ditë ai donte të largohej për të bërë një ndryshim dhe ata thanë jo”.

“Ajo që ndodhi është që përplasja e derës nuk është e lehtë; ekziston një kontratë, një klub shumë i madh, njerëz që të duan. Unë nuk e bëra këtë te Napoli”, tregon Maradona.

Maradona e ka falënderuar futbollin për gjithçka që i ka dhënë, por ka një gjë që ai do të dëshironte ta kishte ende.

“Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga sa mund ta imagjinoja. Dhe nëse nuk do ta kisha atë varësi [të drogës], do të kisha qenë në gjendje të luaja shumë më tepër”.

“Por tani që është e kaluar, unë jam mirë dhe ajo për të cilën pendohem më shumë është që nuk i kam prindërit e mi”, ka thënë Maradona.

Në fund legjenda argjentinase tha se dëshira e tij për këtë ditëlindje është që Argjentina që është goditur shumë nga pandemia COVID-19 të dal sa më shpejtë.

Shtuar më 30/10/2020, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori