Maradona për Ronaldon: Po të mos i kishte lëndimet, do të ishte më i miri i të gjitha kohërave
Diego Maradona është ndalur të flasë për karrierën e Ronaldo Nazarios.

Legjenda argjentinas e ka vlerësuar atë braziliane si njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ish lojtari i Barcelonës dhe Napolit ka deklaruar se Ronaldo do të ishte më i miri në histori të futbollit, pos mos të vuante nga lëndimet.

Ronaldo është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Atë nuk mund ta vë askush në dyshime”, ka thënë Maradona.

“Pa lëndimet që kishte pësuar gjatë karrierës, ai do të ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, nuk e vë në dyshime këtë”.

“Ai do të bënte që bota të harronte se kush ishte Pele, pasi kishte të gjitha, shpejtësinë, driblimet dhe kontrollin e jashtëzakonshëm të topit”, ka shtuar më tej ai.

Fenomeni ende vazhdon të jetë në mesin e më të mirëve në histori të futbollit, por veçohet koha e tij e artë te Interi, aty ku më vonë edhe pësoi lëndimin e tmerrshëm.
Shtuar më 08/04/2020, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori