E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Maradona refuzon ftesën e martesës së vajzës së tij
Diego Armando Maradona ka refuzuar ftesën e Dalmas, vajzës së tij të madhe, për në martesën e saj, pasi këtë e ka konfirmuar avokati i argjentinasit, Matias Morla.

Arsyeja? Dalma duket të ketë kërkuar në ceremoni vetëm të atin pa partneren aktuale të këtij të fundit, Roçio Oliva. Dhe shumë shpejt situata ka kaluar në një sherr familjar: Giannina, vajza tjetër e Maradonës, me të cilin ish-“Pibe de Oro” është në raporte më të tendosura prej çështjeve të lidhura me ish-bashkëshorten:

“E kam unë një kavalier për të të shoqëruar në altar”, ka shkruar në “Twitter” duke publikuar një fotografi të Benjamin Aguero Maradonës, djali i Gianninas dhe Sergio Agueros, nip i Dalmas. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori