Maradona refuzon ftesën presidenciale
Hollanda në finale
Optimizmi për një rezultat më të mirë në Kupën e Botës ishte i madh për Diego Maradonën dhe disfata e thellë ndaj Gjermanisë nuk po kalon lehtë për të. Mjeshtri i futbollit argjentinas dhe djemtë e tij u ftuan nga presidentja Cristina Kirchner në pallatin presidencial, por e refuzuan ftesën, duke thënë se ndihen të pavlerë.

Ftesën presidenciale e konfirmoi vetë Kirchner, e cila tha se ngjyrat e vërteta kombëtare duhet të tregohen jo vetëm në fitore, por edhe në momente të vështira. Para një turme njerëzish, presidentja e Argjentinës deklaroi se do të vazhdojë ta presë skuadrën, sepse sipas saj, qëndrimi i tyre është i gabuar.

“Të shtunën u mundëm nga Gjermania dhe të gjithë argjentinasit ishim të trishtuar. Por duhet t’i japim kohë Maradonës dhe skuadrës. E telefonova pas ndeshjes, por ai nuk mund të fliste, sepse ishte duke qarë. I ofrova mbështetjen time, sepse askush nuk më ka dhuruar emocione në futboll, aq sa Diego Maradona”, u shpreh presidentja Kirchner, duke përfunduar fjalimin me thirrjen, “Rroftë Argjentina”!
Shtuar më 06/07/2010, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori