Maradona: Shitja e Ronaldinhos është një gabim i madh
Albeu.com
Ish-heroi i Napolit beson se Blaugranët do ta bëjnë gabimin më të madh në historinë e futbollit nëse e lejojnë sulmuesin brazilian të largohet nga Camp Nou.Legjenda argjentinase, Diego Maradona, këshillon Barcelonën të mos e shesë Ronaldinhon.
Ish-heroi i Napolit beson se Blaugranët do ta bëjnë gabimin më të madh në historinë e futbollit nëse e lejojnë sulmuesin brazilian të largohet nga Camp Nou.

“Shitja e Ronaldinhos do të jetë gabimi më i madh në historinë e futbollit. Drejtuesit e klubit duhet ta falënderojnë atë për krejt çka ka bërë për atë skuadër. Pa brazilianin Barcelona do të jetë një skuadër krejtësisht tjetër”, ka thënë Maradona.

Dinho është lënë anash nga Frank Rijkaard këtë sezon për shkak të formës së dobët dhe askush nuk di për të ardhmen e ish-lojtarit më të mirë në botë. Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa Barcelona do ta shesë nëse dikush paguan mirë. (telegrafi)
Shtuar më 15/05/2008, ora 05:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori