Maradona "sulmon" Fergusonin
Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona e ka quajtur trajnerin e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson një "shaka e madhe" për komentet e tij ndaj Carlos Tevezit.

Ferguson përkrahu trajnerin e Manchester Cityt, Roberto Mancini, pas incidentit të mesjavës në Ligën e Kampionëve, ku Tevez refuzoi të futej në fushë si rezervist që më pas vazhdoi me pezullimin e tij nga klubi, fillimisht për dy javë.

Por, bashkëkombësi i Tevezit, aktualisht trajner i ekipit Al Wasl nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka kritikuar reagimin e skocezit Ferguson.

"Ferguson nuk duhet të fliste rreth kësaj, sepse ai u bë trajner i madh vetëm pasi mori futbollistë të mëdhenj, prandaj nuk duhet të flasë rreth këtij incidenti. Ferguson e mbrojti Mancinin".

"Unë e njoh mirë Mancinin, por e njoh edhe Tevezin dhe nëse Ferguson nuk e di mirë rastin, ai nuk duhet të fliste, vërtet është një shaka e madhe", tha Maradona para gazetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori