Maradona sulmon Icardin: Nuk është pjesë e futbollit
Pëlqej
Diego Armando Maradona ishte protagonisti kryesor i "Ndeshjes së Paqes", miqësores që mblodhi në stadiumin "Olimpico" të Romës disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Legjenda e Argjentinës, që shquhet edhe për bëmat jashtë fushës së futbollit, pas ndeshjes, lëshoi edhe disa fjalë aspak të mira për sulmuesin argjentinas të Interit, Mauro Icardi.

Teksa dilte nga fusha e lojës "El Pibe de Oro" iu drejtuar gazetarëve me fjalët: "Icardi nuk bën pjesë në familjen e futbollit".

Për Icardin foli edhe ish-interisti Ivan Zamorano: "Pasardhësi im? Të presim". /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori