Maradona "tradhëton" Messin: "Topin e Artë" e meriton Neuer
Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Diego Armando Maradona mendon se portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer e meriton "Topin e Artë" para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Në çdo prononcim të mëparshëm 54-vjeçari ka ngritur në qiell bashkëkombasin e tij të Barcelonës, por performancat dhe trofetë që Neuer ka fituar gjatë 2014 e kanë bindur se çmimi individual më prestigjoz në futboll duhet të shkojë për portierin e kombëtares gjermane.

"Kush është favorit për Topin e Artë? As Messi dhe as Ronaldo. Për mendimin tim, Neuer e meriton më shumë. Mendoj se Messi dhe Ronaldo gjatë 2014 nuk kanë bërë aq sa duhet për ta fituar këtë çmim", ka thënë El Pibe de Oro.

Ikona e Argjentinës mendon se suksesi në Kupën e Botës bën diferencën, ndaj Neuer duhet ta fitojë "Topin e Artë".

Portieri i parë dhe i fundit që e ka fituar këtë trofe ka qenë rusi Lev Jashin në vitin 1963, ndërsa eremonia Gala e shpërndarjes së çmimeve për 2014-ën do të zhvillohet më 12 janar në Zyrih të Zvicrës. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2015, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori