Maradona tregon arsyen e largimit të Ronaldos nga Reali
Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona ka theksuar se Cristiano Ronaldo u largua nga madrilenet pasi Perez nuk u bindte më nga paraqitjet e tij.

“Kur Perez e kuptoi që Ronaldo po e shënon vetëm nga një gol për ndeshje, vendosi ta shesë. Mendoj se për Ronaldon kalimi në Juventus ishte lëvizje e mirë. Ai dha gjithçka për Madridin dhe nuk po e shijonte më futbollin në Spanjë sa po e shijon tani në Itali dhe Perezi gjithmonë bën plane.
Gjithmonë them se Perezi është i mençur dhe nëse e ka lënë Ronaldon të largohet, e ka bërë për një arsyeje”, tha Maradona. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori