Maradona zbulon idhujt e tij, mes tyre edhe një brazilian
Diego Armando Maradona mori pjesë në një sfidë virale në Instagram dhe zbuloi gjashtë lojtarët që e bënë atë të dashurohej me futbollin. I nominuar nga ish-futbollisti Ian Rush (mit në Uells), Pibe de Oro, trajneri aktual i Gimnasias, zgjodhi pesë argjentinas dhe një brazilian. Pasi zbuloi idhujt e tij të rinisë, Maradona nominoi emra të tillë si Claudio Caniggia, Oscar Ruggeri, Juan Simón, Ricardo Bochini dhe Sergio Batista për të vijuar sfidën.

Këta ishin 6 idhujt e Maradonës:

Ricardo Bochini

I konsideruar idhulli më i madh në historinë e Independientes dhe një nga lojtarët më të mirë në historinë e Argjentinës. Ai luajti në periudhën 1972 dhe 1991. Me Independienten, klubi në të cilin ai luajti gjithë karrierën e tij, fitoi 5 Libertadores dhe 2 kupa ndërkontinentale në epokën e artë të kubit. Aftësia e tij kryesore ishte të ndihmonte shokët e tij të skuadrës dhe t’i bëntë ata ta kishin të lehtë të shënonin.

Norberto Alonso

Me nofkën “Beto”, ai luajti për River Plate, Olympique Marseille dhe Vélez Sarsfield. Një mesfushor shumë i talentuar i krahut të majtë, me cilësi të jashtëzakonshme që e lejuan të lëvizte nëpër zona të tjera. Ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1978, 7 kampionate me River plate si dhe Libertadores dhe një Kupë Interkontinentale.

Daniel Alberto Passarella

Kapiteni i Madh kishte një stil shumë të ndryshëm nga paraardhësit dhe një personalitet të fortë. Passarella luajti për River Plate, Fiorentinën dhe Interin në Serinë A dhe është mbrojtësi i dytë me më shumë golave në histori pas mitit të Barçës, Ronald Koeman. Ai ishte lojtar, trajner dhe president i River Plate. Ai fitoi 2 Kupa Bote me Argjentinën (‘78 dhe ’86, megjithëse në të dytën nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi).

Angel Clemente Rojas

"Rojitas" është një ngafutbollistët e lavdishëm të Boca Juniors në vitet 1960. Ai luajti sulmues dhe u karakterizua nga teknika dhe elegance. Kujtohet për "gambetan" e tij. Ai luajti 10 vjet si "xeneize" dhe fitoi 5 tituj: 4 liga dhe një Kupë.

Oscar Pianetti

Një idhull tjetër i Bocas. "Pocho" ishte një sulmues që luajti më shumë në krahun e djathtë dhe që karakterizohej nga shpejtësia dhe shkathtësia e tij. Ai fitoi 3 kampionate si "xeneize" dhe spikati veçanërisht në ndeshjet kryesore kundër rivalit "të përjetshëm" të Bocas, River Plate.

Roberto Rivelino

Rivelino ishte një mesfushor i talentuar, i lindur në Sao Paulo nga një çift italian, i vetmi joargjentinas në listën e Maradonës. Ai ishte kampion bote me Brazilin në vitin 1970. Ai luajti pothuajse tërë karrierën e tij te Corinthiansi dhe ishte specialist i goditje të lira.
Shtuar më 19/04/2020, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori