Maradonna shpërthen në festë pas golit të Koulibalis
Fitorja në fushën e Juventusit, me gol të Koulibaly 1 minut para përfundimit të kohës së rregullt ka ekzaltuar edhe Diego Armando Maradona.

Ai ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale për këtë sukses të ish-skuadrës së tij.

“Mamma mia”, ishte komenti i parë i El Pibe de Oro, më pas erdhi postimi i dedikuar për Koulibaly, heroin e skuadrës së Sarrit në “Allianz”. Legjenda e Argjentinës është është shfaqur me fanellën numër 26 të mbrojtësit të Napolit, duke e falënderuar publikisht:

“Kemi një ëndërr në zemër.” Një ëndërr që quhet “schudetto” tha ish-lojtari i Napolit. /albeu.com/

Shtuar më 23/04/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori