Marca: Alisson kërkon të të transferohet tek Real Madrid
Nëse Alisson Becker largohet nga Roma, e përditshmja spanjolle "Marca" pretendon se ai do të trasnferohet tek ndonjëra prej këtyre klubeve; Real Madridin, Liverpool dhe Chelsea.

Portieri kishte një sezon fantastk si në Serie A dhe në Champions League, duke ndihmuar Giallorossët për të shkuar deri në gjysmëfinale.

Roma kërkon 90 milionë euro për të liruar brazilianin dhe se çmimi mund të shkojë edhe më lart në qoftë se ai ka paraqitje të mira në Kupën e Botës me kombëtaren e Brazilit.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Alisson ka vendosur "zemrën" e tij në Real Madrid dhe do të përpiqet të transferohet tek madrilenët.

Liverpooli kërkon një portier të ri dhe tashmë është lidhur me Alisson, ku Loris Karius pati një natë të tmerrshme në finalen e Champions Leagues.

Chelsea gjithashtu është i interesuar për një portier të ri nëse Thibaut Courtois kërkon të largohet nga "Stamford Bridge". /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori