MARCA: Armando Sadiku nuk do të largohet nga Levante
Armando Sadiku u bë ëndrra e madhe e merkatos së janarit për Luganon. Rikthimi nga periudha e dëmtimit dhe mundësitë minimale për aktivizim te Levante i bënë zviceranët që të shtonin shpresat për të rikthyer në ekip sulmuesin kuqezi.

Siç raporton gazeta spanjolle “MARCA”, që bën me dije se sulmuesi nuk largohet. “Në momentin që po rikuperohet plotësisht, Levante duket se e ka hequr nga lista e merkatos.

Sulmuesi shqiptar nuk do të lërë Valencian këtë periudhë transferimesh, duke parë edhe që drejtuesit e Levantes duan t’i japin një shans, duke besuar në vlerat e tij”, ka shkruar dje “tio.ch”, sajt pranë Luganos. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori