"Marca": Barça, sulmi final për Cuadradon
Pëlqej
Sulmi final i Barcelonës Juan Guillermo Cuadradon. Sipas asaj që shkruan spanjollja "Marca", klubi katalanas nuk heq dorë nga shërbimet e kolumbianit. Luis Enrique këmbëngul dhe drejtuesit e skuadrës janë gati të shpenzojnë 40 milionë euro, por një ndihmë e madhe mund të jetë edhe dëshira e futbollistit për të veshur fanellën azulgrana.

Tani i mbetet në dorë Barcelonës të bëjë gati ofertën zyrtare, që duhet të jetë më shumë se 40 milionë euro pasi kaq ofron edhe Manchester United.

Tratativat mund të mbyllen gjatë javës së ardhshme. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori