Marca: Barcelona ofroi shkëmbimin Griezmann-Joao Felix
Barcelona provoi sulmin ndaj Joao Felix dhe u përpoq të bindte Atletico Madrid, duke përdorur Antoine Griezmann si “karrem” për të arritur te talenti portugez.

Kjo është prapaskena e raportuar sot nga “Marca”, e cila daton para humbjes së bujshme 8-2 të Bluugrana-ve në Champions, kundër Bayern Munich.

Sipas prestigjiozes sportive spanjolle, Bartomeu do t’i propozonte klubit “rojiblanco” shkëmbimin midis Griezmann dhe Felix. Ky do të ishte, gjithashtu, një operacion ekonomik. Katalanasit, në të vërtetë, donin të shpëtonin edhe nga paga e francezit me këtë shkëmbim.

Dhe ndryshimi midis pagave të dy lojtarëve është i konsiderueshëm (francezi merr 21 milionë euro në vit, i riu portugez më pak se 4 milionë euro).

Përgjigjja nga Atletico Madrid ishte e menjëhershme: Joao Felix është pika referuese e ekipit të drejtuar nga Simeone për të tashmen dhe për të ardhmen. Gil Martin, presidenti i “colchoneros”, megjithatë, nuk do ta mbyllte derën për kthimin e GriezmannMadrid, por do të propozonte dy lojtarë të tjerë në vend të Joao Felix, si pjesë e shkëmbimit: Lemar dhe Diego Costa, qartësisht jashtë projektit teknik të Simeone.

Sidoqoftë, këtë herë ishte Barcelona, ajo që hodhi poshtë ofertën.

Shtuar më 28/08/2020, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori