Marca: Benzema pranë rinovimit
Tifozët ndoshta nuk janë shumë të kënaqur me praninë e tij në sulmin e Real Madrid, pasojë e rasteve të shumta që shpërdoron por e ardhmja e Karim Benzema duket se do të vazhdojë të jetë në "Santiago Bernabeu". E përditshmja sportive "Marca", shumë pranë klubit merengues, në faqen e saj të parë ka zbuluar se francezi dhe klubi kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së tij.

Sipas asaj që shkruan gazeta e Madridit, palët kanë rënë parimisht dakord për të gjitha detajet, dhe i vetmi ngërç që duhet të zgjidhet, nëse mund të quhet ngërç, është kohëzgjatja e kontratës së re, e cila mund të përfundojë në vitin 2018 ose në vitin 2020.

Nga marrëveshja e re francezi pritet të përfitojë dhe një rritje të ndjeshme të pagës së tij.

Në fakt, mediat e kanë kritikuar gjithmonë Realin që i beson sulmin Karim Benzema, por vetë klubi duket i kënaqur nga paraqitjet e francezit, i cili u transferua në "Santiago Bernabeu" në vitin 2009 dhe që atëherë ka luajtur në total 146 ndeshje duke shënuar dhe 68 gola. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori