Marca: CR7, është dita jote
Real Madrid-Manchester United është jo vetëm një prej sfidave më të forta të futbollit por edhe një përplasje mes yjeve më të mëdhenj të momentit. Rooney, Van Persie, Ronaldo, Ozil e shumë kampionë të tjerë do të zbresin sot në tapetin e "Santiago Bernabeut" për aktin e parë të 1/8-ve të Champions League.

Por të gjithë, veçanërisht madrilenët, i kanë sytë nga ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili sot do të ketë përballë skuadrën dhe trajnerin që e bëri të famshëm dhe ku fitoi çdo trofe të mundshëm.

Mjafton të shfletosh gazetën më të madhe sportive në Spanjë "Marca" për të kuptuar se shpresat e "Los Blancos" varet pikërisht nga këmbët e CR7-ës.

"Është dita jote", i drejtohet "Marca" Ronaldos duke lënë të kuptohet se edhe i vetëm luzitani është në gjëndje të çojë Real Madridin drejt suksesit.

Gjithësesi, sot ajo që flet është fusha e lojës. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2013, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori