Topi i Artë gjithmonë hedh mjaft debate kur jepet çdo vit. Ka pasur disa fitues të diskutueshëm në të kaluarën, të tilla si Michael Owen dhe Fabio Cannavaro, dhe disa humbës të diskutueshëm, shkruan Albeu.com, marrë nga MARCA.
Shumë nga emrat më të mëdhenj të lojës nuk kanë marrë kurrë ne duart e tyre nje trofe për një arsye apo një tjetër.
Franco Baresi dhe Paolo Maldini nuk iu dha Topi i Artë.
Baresi dhe Maldini, me sa duket, kishin karrierë më të suksesshme se Cannavaro, por ajo fitore e Kupës së
Botës i eliminoi ata.
Raul Gonzalez është skandali tjetër që nuk e
fitoi “Topin e Artë", tha Francesco Totti dikur.
Kjo u bë jehonë në 2001 kur, Raul ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Champions
League, Raul ishte anashkaluar për çmimin nga Oëen, i cili kishte fituar
Kupën e UEFA-s,
Kupën e FA dhe
Kupën e Ligës me Liverpoolin.
Thierry Henry, francezi ishte kampion bote, fitues i Champions
League, golashënues historik i Premier
League dhe Arsenalit, megjithatë ai kurrë nuk mori duart Topin e Artë.
Xavi dhe Andres Iniesta. Të dy yjet e Barcelonës u anashkaluan nga njeriu që luante para tyre, pra Lionel Messi.
Kjo ishte rasti pasi të dy fituan
Kupën e
Botës në 2010, me Iniesta që shënoi golin e fitore për Spanjën në finale ndaj Holandës, por atë vit e
fitoi Messi që
fitoi vetëm La Ligan.
Iker Casillas dhe Sergio Ramos. Casillas ishte në garën për çmimin pasi me Spanjën
fitoi Kupën së
Botës në vitin 2010. Ndërsa për Ramos, ai mund të ketë fituar çmimin në 2014 për golin e tij të rëndësishëm në finalen e Champions
League kundër Atletico Madrid, por fitues doli Cristiano Ronaldo.
Gianluigi Buffon. Italiani është një nga portierët më të mëdhenj të brezit të tij dhe mund të kishte fituar Topin e Artë në 2006 pas triumfit në
Kupën e
Botës.
Arjen Robben dhe Frank Ribery. Bayern Munich
fitoi tripeletën në vitin 2013 por as njëri prej tyre nuk ia doli.
Cristiano përfundoi duke e fituar çmimin atë vit, megjith arritjet historike të Bayernit.
Ndërkohë ka dhe emra të tjerë si Andrea Pirlo, Steven Gerrard, Alessandro Del Piero, Zlatan Ibrahimovic dhe Antoine Griezmann të cilët nuk kanë marrë kurrë në duar atë trofe. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2020,
ora 20:17