"Marca" komplimenton strategjinë e Barcelonës: Shiti yje por krijoi grupin
Barcelona ka shënuar fitore të thellë në Santigao Benabeu ndaj Real Madridit.

“Ajo që ne kemi bërë deri më tani këtë sezon, së bashku, është loja kompakte dhe kemi përfituar nga mundësitë, kjo është ajo që ndodhi”, tha Suarez pas takimit.

Shpjegimi i Suarez është mesazhi i kësaj Barce të re, ku të gjithë punojnë dhe lëvizin si një bllok.

Është një Barça tjetër, Barcelona e krijuar nga Ernesto Valverde. Shumë analistë pajtohen se “Barça nuk ishte ekipi i shkëlqyer në koloseumin e bardhë. Në fakt, Madridi ishte superior në gjysmën e parë. Madje edhe në momentin kur ishte në disavantazh 0-2 dhe me një futbollist, më pak krijoi disa raste.

Por, shtrohet pyetja cili se çfarë ka ndryshuar Barca e Ernesto Valverdes nga e Luis Enriques

Largimi i Neymar dhe dëmtimi i Ousmane Dembele kanë detyruar Barcelonën të ridizaojnë lojën.

Në Bernabeu ndryshimi i stilit ishte i qartë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Madridi kishte zotërimin më të madh të topit në 45 minutat e para.

Barca vendosi të presë, të rigrupojë linjat e tyre, të ngushtojë hapësirat dhe të presë për rastin e tyre.

Rakitic luajti si lojtar më i avancuar duke u mbështetur nga Sergio Busquets dhe Andres Iniesta. Kjo ka bërë që në 17 ndeshjet e ligës të pranoj vetëm shtatë gola.

Para tyre do të shfaqen Lionel Messi dhe Paulinho, të cilët vijnë nga rreshti i dytë i sulmit. Ndërkohë, Luis Suarez mbetet si lojtar i lirë.

Ernesto Valverde nuk dëshironte një lojë në rreth, ai nuk pranoi të ekspozonte veten në sulmet e shpejta të Madridit dhe kërkoi një futboll të kontrolluar që nuk lejonte hapësira në mbrojtje edhe kurrë kundërsulmonte.

Ekipi është përforcuar në zonën qendrore, ku është edhe çelësi i suksesit të katalunasve.

Rezultati është i qartë: një ekip më i grupuar, më lëvizës pa top dhe më i drejtpërdrejtë se zakonisht. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2017, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori