Marca: Luis Suarez, "galaktiku" i rradhës?
Luis Suarez futbollist i Real Madrid. Kështu e paraqet e përditshmja sportive spanjolle "Marca", që sot në ballinën e saj publikon lajmin se sulmuesi uruguajan do të jetë objektivi kryesor i gjigantit madrilen gjatë merkatos së verës.

Sipas gazetës, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka përzgjedhur Suarezin si "Galaktikun" e radhës në "Santiago Bernabeu".

Mirëpo, ardhja e mundshme e reprezentuesit uruguajan nuk nënkupton se Karim Benzema duhet të largohet nga klubi, siç spekulohej së fundmi. Ancelotti e vlerëson yllin francez dhe e konsideron si element të rëndësishëm në skuadrën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori