Marca ndihmon Lopetegun: Lër jasht Moratan, Pedron dhe Suson
Trajnerin Julen Lopetegui do ta ketë të vështirë të zgjedh futbollistë që do të marrë me vete në Rusi. Një ndihmë ia ka dhënë Marca me anë të një sondazhi, teksa pyeti lexuesit për lojtarët që duhet të përzgjidhen.

Në këtë sondazh të gazetës spanjoll morën pjesë plot 120 mijë njerëz, të cilët votuan për të preferuarit e tyre, ndërsa befasia më e madhe është lënia jashtë e Alvaro Moratas.

Forma e tij jo e mirë me Chelsean ka bërë që edhe trajneri ta lë jashtë për dy miqësoret e zhvilluara në fund të këtij muaji dhe mund ta bëjë të njëjtën gjë dhe për Kupën e Botës.

Te portierët nuk ka dyshime, dhe sikurse trajneri ashtu edhe tifozët kanë zgjedhur David De Gean si zgjidhje të parë dhe Pepe Reinan dhe Kepan.

As te mbrojtja nuk ka shumë dilema pasi priten të ftohen Carvajal, Pique, Ramos dhe Jordi Alba. Tifozët gjithashtu mbështetur edhe thirrjet për Marcos Alonso, Nacho, Azpilicueta dhe Sergi Roberto, ndërsa jashtë pritet të mbet Odriozola.

Në mesfushë priten të ftohen Isco (më i votuari), Iniesta, Busquets, David Silva, Asensio dhe Koke, ndërsa priten ftesat edhe për Saul, Lucas Vazquez. Parejo dhe Mata mendohet të jenë larg ftesave të Lopeteguit ashtu sikurse tifozëve.

Vija e sulmit përbëhet nga Diego Costa, Rodrigo dhe Iago Aspas duke lënë jashtë listën Moratan, lojtarin e Milanit Suson dhe bashkë me ta dhe Pedron. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2018, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori