Marca: Nëse Juventus e shtet Ronaldon, ka vetëm dy skuadra ku ai mund të shkojë
Mediet në Itali sot kanë raportuar se kriza e koronavirusit mund të bëjë që Juventus të konsiderojë shitjen e Cristiano Ronaldos, i cili fiton 31 milionë euro në sezon.

Kjo ka bërë që Marca të parashikojë të ardhmen e Ronaldos, nëse largohet nga Juventus.

Kjo gazetë shkruan se për të ardhmen e portugezit janë dy opsione, PSG dhe Manchester United.

Shtuar më 31/03/2020, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori