MARCA: Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona
Pëlqej
Sipas se përditshmes spanjolle, Marca, drejtuesit e Barcelonës janë të ndarë me atë se çfarë duhet bërë me Ousmane Dembele.

Anësori i Francës është lidhur me një lëvizje për në Paris Saint-Germain javëve të fundit, derisa disa njerëz në Barcelonë dëshirojnë që ai të qëndroi, disa të tjerë preferojnë ta shesin atë.

Dembele, i cili startoi mirë sezonin e ri duke shënuar një supergol në ndeshjen e Superkupës kundër Sevillas, i kushtoi Barcelonës 135 milionë paund.

Ai u transferua nga Borussia Dortmundi vitin e kaluar, pasi Neymar kaloi në PSG për shifren rekord 222 milionë euro.
Shtuar më 14/08/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori