Marca plas "bombën": Zidane nuk do të jetë trajner i Realit
Real Madrid duket se ka vendosur të shkarkojë Zinedine Zidane.

Sipas asaj që raporton Marca, presidenti Florentino Perez nuk po nxitohet dhe se shkarkimi i Zidanes do të ndodhë në fund të sezonit.

Numri një i klubit mbretëror kërkon një strateg që mund të menaxhojë me lojtarë të talentuar, gjë që nuk po e bën francezi.

Zidane ka larguar tashmë disa lojtarë të talentuar nga Real Madridi, e që ata janë duke shkëlqyer në skuadrat aktuale.

Nëntë viktimat e Zidanes te Real Madridi: I fundit Odegaard, në listë emra si Kovacic, Morata e Theo

Por, edhe rezultatet e dobëta në La Liga në këtë edicion, kanë vështirësuar punën e strategut, që aktualisht janë në vendin e tretë me 40 pikë, dhjetë më pak se lideri Atletico Madridi.

Perez e ka njoftuar Zidanen se ky është sezoni i tij i fundit si trajner i Real Madridi dhe në qershor do të largohet.
Shtuar më 01/02/2021, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori