MARCA publikon formacionin e vitit (FOTO LAJM)

Është zbuluar edhe formacioni më i mirë i vitit ku sipas MARCA-s pesë lojtarë janë të Realit e dy të Barcelonës.

Në ceremoninë e FIFA-s që do të mbahet në Londër në orën 20:00 përveç lojtarit më të mirë në botë, do të ndahen edhe shumë çmime tjera, teksa do të mësohet edhe formacioni më i mirë i vitit.

Marca ka zbuluar formacionin e vitit, ku pesë lojtarë do të jenë të Real Madridit, teksa Barca, PSG dhe Juventusi kanë nga dy.

Mbrojtja përmbahet nga: Gianluiggi Buffon (Juventus) portier, Dani Alves (PSG) mbrojtës i djathtë, Leonardo Bonucci (Juventus, tani në Milan) dhe Sergio Ramos (Real Madrid) si qendërmbrojtës dhe Marcelo (Real Madrid), mbrojtës i majtë.

Në mesfushë janë renditur Luka Modric, Toni Kroos (Real Madrid) dhe Andres Iniesta (Barça).

Në sulm sipas MARCA-s do të jenë Neymar (Barça, tani PSG), Messi (Barça) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

Këta tre lojtarë do të luftojnë edhe për çmimin “The Best”, ku favorit është CR7. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2017, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori