Marca shpall formacionin e dështuar në La Liga për sezonin 2017/18 (FOTO LAJM)

Gazeta prestigjoze spanjolle, MARCA ka publikuar formacionin e të dështuarve për sezonin 2017/18.

Skuadra që ka më shumë futbollistë është Real Madridi i Zinedine Zidane me 4 lojtarë, që po e humbë atë shijen e fitores në këto javë të fundit.

Ata janë: Marcelo, Achraf, Benzema dhe ylli portygez Cristiano Ronaldo.

Barcelona në këtë formacion ka dy lojtarë; Gerard Deulofeu dhe Semedon.

Formacioni vazhdon me Chichizola në portë, Lemos në mbrojtje, Enzo Zidane, Maksimovic dhe Gaitan në mesfushë. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori