Marca zbulon formacionin e vitit (FOTO LAJM)

Formacioni më i mirë në La Liga: Iker Casillas - Real Madrid
Nëse çmimi i lojtarit dhe trajnerit të vitit është enigmë deri në momentin e fundit, formacioni më i mirë i vitit është mësuar që para publikimit të tij nga Fifa, pasojë dhe e faktit që votat për futbollistët e përzgjedhur gjenden lehtësisht dhe në internet, meqënëse ata që vendosin janë pikërisht përdoruesit e uebit. Sipas asaj që shkuan e përditshmja Marca, në formacionin më të mirë për vitin 2012, kemi një dominim spanjoll, me 7 lojtarë të " Furia Roja", kampione e Europës.

Casillas është ai që ka marrë më shumë vota në pozicionin e tij, madje shumë më tepër se dhe Lionel Messi. Me 79 përqind të votave mes portierëve, ndërmjet dy shtyllave qëndron pikërisht numëri 1 i Spanjës, ndërsa përpara tij gjejmë tre mbrojtës të kombëtares iberike, Ramos, Pique dhe Jordi Alba.

Dominimi spanjoll thyhet paksa në mesfushë, ku nuk mungojnë emrat e Xavit, Iniestës dhe Alonsos, përkrah të cilëve gjendet dhe uellsiani i Tottenham Gareth Bale. Meqënëse skuadra e Del Bosques, nuk ka një sulmues të mirëfilltë është e qartë që në vijën e avancuar nuk gjejmë asnjë futbollist spanjoll dhe pse zgjedhjet ishin mëse të pritshme. Mesi është futbollisti që ka marrë më shumë vota plot 30 përqind në këtë repart, i ndjekur nga Falkao me 25 përqind dhe Ronaldo në vend të tretë me 24 përqind.

Ndjekësi më i afërt i këtyre të treve është Ibrahimovic me 3.8 përqind të votave, një konfirmim dhe për diferencën e frikshme që ekziston mes tre të parëve dhe sulmuesve të tjerë të globit. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori