Marcelo: 16 vjeç nuk e dija çfarë është Champions Liga
Sot pas 3 Champiosave të fituar Marcelo, e ka pranuar se më parë nuk e ka ditur se çfarë është ky kompeticion. Lojtari që shihet si mbrojtësi më i mirë i majtë në botë ka treguar se si u njohme trofeun më të madh futbollistik.

“Isha 16 vjeç kur mësova se çfarë ishte liga e Kampionëve”. Disa miqtë të mi po e shikonin ndeshjen Porto-Monaco dhe i pyeta se çfarë ishte? U habitën dhe më thanë: Kjo është finalja e Ligës së Kampionëve. Kështu e mësova”, ka shkruar Marcelo në “The Players Tribune”.

Marcelo që nga mosha 19 vjeçare luan te Real Madridi, ndërsa tani ka mbushur 10 vite me këtë klub. Ku ka arritur të fitojë 3 nga 4 herët e fundit atë trofe të cilin 16 vjeç nuk e njihte. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2017, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori