Marcelo Bielsa kërkon të afrojë te Leeds portierin e Realit
Pëlqej
E ardhmja e Kiko Casilla mund të jetë në Angli. Për portierin e Realit të Madridit ka shfaqur interes skuadra e Leeds United, që aktualisht militon në Championship, ku kryeson me 54 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa ka nisur menjëherë tratativat me drejtuesit madrilenë për kartonin e 32-vjeçait, i cili me shumë mundësi do të largohet nga klubi spanjoll, pasi dëshiron të luajë me vazhdimësi dhe Leeds ia mundëson diçka të tillë.

Ndërkohë tek Reali ai e ka të vështirë të gjejë një vend në formacionin titullar pasi përballë ka dyshen Cortua dhe Navas.


Shtuar më 12/01/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori