Marcelo: Dhashë gjithçka për Zidane, ai ishte profesionist
Pëlqej
MARCELO0
Marcelo lavdëroi Zinedine Zidane i cili u largua nga Reali duke fituar 3 tituj në Ligën e Kampioneve.

Braziliani thotë se ai dha gjithçka për francezin, i cili beson se arrinte ta nxirrte më të mirën prej tij.

Mbrojtësi anësor e ka vlerësuar lart kontributin e ish-trajnerit të tij, Zidane, pasi që beson se francezi kishte arritur ta nxiste të punonte në nivelin më të lartë të tij.

"Ishte e çuditshme pasi që shumica nga ne nuk e dinim se do të largohej sepse gjithçka ishte e mrekullueshme dhe për mua, kjo ishte një tronditje. Ne kishim një marrëdhënie të mrekullueshme dhe flisnim çdo ditë”, ka thënë Marcelo për Esporte Interativo.

"Ai ishte i interesuar për mua dhe më mbronte. Zizou ishte shumë i mirë për mua sepse ai ishte profesionist dhe unë bëja gjithçka për të: vrapoja, luftoja dhe lëndohesha. Praktikisht, dhashë gjithçka për të “.



Shtuar më 12/02/2019, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori