Marcelo e thotë hapur: E preka topin me dorë
Pëlqej
Pas episodit në fund të pjesës së parë që ishin shumë polemika në kampin bavarez, pasi Marcelo preku dukshëm topin me dorë në brendësi të zonës, por që nuk u pa nga asnjë nga arbitrat në fushën e lojës.

Braziliani deklaroi pas ndeshjes se e preku topin me dorë.

“Nëse do t’ju thosha që nuk e preka topin me dorë, do të t’ju gënjeja, arbitrat na kanë dënuar edhe ne disa herë”, u shpreh mbrojtësi madrilen.

“Cakir nuk e dalloi, por unë e preka topin më dorë. Ishte penallti. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për arbitrat, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër”, deklaroi Marcelo
Shtuar më 02/05/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori