Marcelo: I gjithë është faji im
Reali Madrid ka pësuar një humbje shokuese sot në kampionatn nga skuadra e Gironas me rezultatin 1-2.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh madrilenët arritën të humbisnin sfidën dhe vendin e dytë nga Atletico e Madridit.

Por, duket se të gjithë tifozët e kanë me Marcelon. Braziliani ka bërë një ndeshje për t’u harruar dhe nga sa raportohet nga mediat spanjolle fajtor është pikërisht ky lojtar.

Në profilin e dedikuar fansave është postuar një foro ku tregon statistikat e tmerrshme që Reali ka me Marcelon në fushë.

Mbrojtësi e ka parë këtë postim dhe ka reaguar duke marrë fajin përsipër. “I gjithë faji im!! Ne vazhdojmë”, ka qenë komenti i tij. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori