Marcelo kërkon nga shokët e skuadrës mos fokusohen vetëm tek Neymar
Pëlqej
Marcelo ishte lojtari që e shoqëroi trajnerin në sallën e konferencave për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj PSG-së.

"Përballemi me një ndeshje me një motivim shumë të madh. E dimë se cfarë është për ta fituar këtë kompeticion dhe jemi shumë të motivuar për cdo ndeshje në Champions League. Kam fituar shumë tituj me klubin, por kam motivimin për të luftuar dhe për të stërvitur që të fitojë mëshumë. Na motivon të luftojmë për të mbrojtur këtë titull.”, thotë braziliani.

"Ne nuk duhet të dëshmojmë ndonjë gjë për askënd. E dimë se cfarë mund të bëjmë. Eshtë një ndeshje shumë e bukur që të gjithë lojtarët duan ta luajnë. Nuk na shqetëson që njerëzit flasin, e as kur flasin mirë për ne nuk e e marrim në kokët tona.”

Ambienti në Bernabeu"

"Gjithmonë është një kënaqësi dhe një krenari për të luajtur në Bernabeu, pranë tifozëve tanë. Mund të vijmë shumë mirë. Unë e di se ata do të na mbështesin shumë për të bërë një punë të madhe. Mesazhi im është se ata të na mbështesin ashtu sic kanë bërë deri më tani pasi janë shumë të rëndësishëm për ne.”, përcjell Albeu.com.

Sistemi dhe qëndrimi për ndeshjen:

"Trajneri na tregon se si duhet të luajmë. Nuk më intereson sistemi, dua të luaj. Nuk është e rëndësishme. Të gjithë e bëjnë punën e tyre dhe kjo është më e rëndësishmja. Zidane na tregoi se cfarë kishte për të thënë dhe ne shkojmë deri në vdekje për të.”

PSG:

"I gjithë ekipi i tyre është shumë i mirë. Do të ishte gabim të mendonim vetëm për Neymar. Ai ka një nivel të madh, por kolektiviteti është më i rëndësishëm. Ne mendojmë për të gjithë ekipin. Ne e dimë se cfarë duhet të bëjmë, kemi pasur kohë për ta përgatitur atë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe nuk mendojmë vetëm për sulmuesit e tyre, të cilët janë në nivel shumë të lartë. Eshtë një ekip që sulmon shumë dhe do të jetë një ndeshje shumë e hapur. Do të shohim se si shkon ndeshja e parë pastaj të mendojmë për ndeshjen kthyese.”

Neymar:

"Tifozët e Madridit i pëlqejnë lojtarët e mirë. Neymar është një yll botëror dhe cdo tifoz do ta dëshironte Neymarin të luaj për ekipin e tyre.”

Zidane:

"Kam folur shumë me trajnerin. Për mua është njëperson shumë i afërt, i cili na ndihmoi shumë kur arriti dhe vazhdon ta bëjë këtë. Ai është një trajner i madh. Ne nuk jemi në situatë që dëshirojmë të jemi, por jam i sigurt se do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që gjërat të jenë ashtu sic ishin më parë. Ai ka durim, beson në punën e tij dhe ne gjithashtu e bëjmë atë.”

Presioni:

"Jemi mësur me të. Gjithmonë ka presion. Unë jam këtu për 11 vite dhe është normale. Duhet të jemi të fortë dhe të qetë për të bërë punën tonë. Ne nuk jemi të shqetësuar nga presioni, jemi mësur të luajmë me të.” /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori