Marcelo: Ky sezon na dëmtoi, duhen të shohim përpara
Pas fitores 3-0 ndaj Athletic Bilbao, vendosur nga tripleta e Benzema, ishte braziliani Marcelo ai që pohoi se Real Madrid është dëmtuar shumë për shkak të një sezoni zhgënjyes.

Real mban vendin e tretë në klasifikim, pas Barcelonës dhe Atletico Madrid, e gjithashtu i eliminuar në Champions League nga Ajax që në të 16-at.

"Është e komplikuar që në fund të sezonit, kur nuk luan për asgjë të motivohesh për të realizuar ndeshje të mirë dhe të fitosh. Ne e gjetëm motivimin pasi erdhëm përballë publikut tonë dhe mendoj se luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e dytë, që nuk ishte edhe aq e vështirë për ne", komentoi Marcelo. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori