Marcelo nuk është vetëm një lojtar i Realit, është një legjenë e gjallë
Pas 12 vitesh në Real Madrid, Marcelo është bërë tashmë një legjendë e klubit. Tani është lojtari jo spanjoll më jetë gjatë i Los Blancos në historinë e tyre. Duke u transferuar në dimrin e vitin 2007. Nën mbikëqyrjen e Roberto Carlos, Marcelo do të lulëzonte shumë shpejt.

Tani 29-vjeçari aktualisht është lojtari me sezonet më të mëdha në Estadio Santiago Bernabeu, si një i huaj, duke mposhtur me 11 vite Carlosin dhe legjendën argjentinase Alfredo Di Stefano. Sfida tjetër e tij është të tejkalojë paraqitjet e paraardhësit të tij në Real me Karlos me 527 ndeshje, kundër Marcelo 408. Megjithatë, ai ka vazhduar të përmirësohet dhe të rritet si një legjendë e madhe. Gjatë viteve, tifozët kanë dëshmuar që lojtari ngre lojën e tij mbrojtëse duke shtuar aftësitë e tij për të sulmuar, përcjell Albeu.com.

Ai erdhi tek Reali i Madridit vetëm 18-vjeç, arritja e Theo Hernandez 19-vjeç e paraqet si një konkurrent të ri, edhe pse i riu do të duhet të provojë veten kundër një mbrojtësi të klasit botëror dhe me përvojë. Për stilin dhe pasionin e tij, braziliani është një nga lojtarët më të admiruar në skuadër. Duke qenë lojtari i dytë më veteran dhe zëvendës kapiten i klubit. Dhe tani ai ka fituar gjithçka me ekipin e tij të dashur, legjenda e klubit me siguri do të vazhdojë të luftojë me të njëjtin pasion që ai kishte pas mbërritjes në kryeqytetin spanjoll 12 vjet më parë. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori